Lajme

Itali: Shqiptari “masakron” gruan me thikë kuzhine

By FerizajPress

January 04, 2017

Policia arrestoi shqiptarin, me shtetësi italiane, pas raportimeve që morën nga fqinjët, të cilët dëgjuan britmat e gruas.

Sipas raportimeve, ai e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 36-vjeçarja është përpjekur të mbrohej me duar nga goditjet me thikë dhe ka marrë plagë të thella në të dyja krahët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7:30 dhe të pranishëm në banesë ishin edhe dy fëmijët e çiftit. Një ditë më parë, gjykata e Arezzo-s vendosi ndaj tij masën e arrestit me burg./albeu

.