Sport

Itali – Shqipëri, lajm i madh për tifozët nga FSHF

By FerizajPress

March 10, 2017

Për të gjithë tifozët shqiptarë të cilët janë të interesuar të kenë një biletë në sektorin e miqve për ndeshjen eleminatore zyrtare Itali-Shqipëri, e planifikuar për tu luajtur në 24 mars në orën 20.45 në “Renzo Barbera” të Palermos, FSHF njofton se mirëpret gjithsecilin deri në datën 16 mars pranë zyrave të saj për të patur mundësinë e marrjes së biletave.

Vetë Federata Italiane e Futbollit kishte vënë si afat kohor ditën e sotme për të gjithë ata që donin të merrnin një biletë për këtë ndeshje.

Por pas një kërkese nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, ky afat është shtyrë deri në datë 16 mars, kështu që deri në atë ditë ju ftojmë pranë zyrave të FSHF-së për këdo është i interesuar dhe kërkon të pajiset me një biletë për takimin e kombëtares shqiptare. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6