Itali, mafiozi shqiptar arrestohet në tualet

By FerizajPress

July 27, 2016

Arrestimi i tij u bë gjatë një kontrolli të forcave të policisë për persona të kërkuar. Shqiptari ra në sy të karabinierëve, pasi tregoi nervozizëm gjatë kohës që ata hynë në lokal për kontroll. Kjo u bëri përshtypje policëve, që vendosën ta mbanin për pak kohë nën vëzhgim.

Pastaj shqiptari hyri në tualet, në tentativë për t’i shpëtuar gjurmimit, por policët e ndoqën nga pas dhe e detyruan të dilte jashtë. Gjatë kontrollit të dokumenteve ai rezultoi me identitet fals dhe shumë shpejt u zbulua edhe se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 20 vjet burg, për drogë, trafik armësh dhe pjesëmarrje në organizatë mafioze, krime të kryera mes Shqipërisë e Milanos.

.