Lajme

Isufi: S’ka dobi nga dialogu në Bruksel

By FerizajPress

February 02, 2017

Madje, duke folur në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se me këtë përbërje politike që ka Kosova në Bruksel vetëm sa janë çrregulluar marrëdhëniet me Serbinë e jo normalizuar.

“Nga ky takim presim të njëjtin avaz sikur në takimet e kaluar, nga një agjendë e të tjerëve, agjendë e dirigjuar nga Serbia dhe fasilituar nga Bashkimi Europian. Kemi udhëheqje të papërgjegjshme që nuk i sheh pasojat”, pohoi Ahmeti në Ora e Fundit.

“Kur është në pyetje interesi i Kosovës këta nuk po i përfillin dhe po kthehen pa rezultate”.

“Serbisë kur i duhet e përdor Rusinë dhe në të njëjtën kohë donë të integrohet në Bashkimin Europian përmes dialogut. Prandaj Opozita e ka parë që është fundi – të japin dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme”.

“Serbia duhet t’i kryej borxhet që ia ka Kosovës, pastaj mund të fillojë negocimi për raportet Kosovë-Serbi – por tani kemi acarim më të madh se kur ka filluar dialogu. Këta i kanë ç’normalizuar raportet në vend se t’i normalizojnë”.

Ahmeti ka thënë se liderët institucionalë të Kosovës – Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli – kanë thyer edhe ligjin pasi kanë lënë Kosovën pa liderë institucionalë duke udhëtuar të gjithë jashtë vendit në të njëjtën kohë.

“Këta e kanë shkelur edhe përfaqësimin e kodit të shtetit, sepse nuk duhet të largohen të gjithë krerët shtetërorë, por këta janë të papërgjegjshëm, prandaj Kosova duhet të lirohet prej tyre”, ka treguar Isufi.