Lajme

Isufi selam Thaçit: Kryje ceremoninë në Kuvend!

By FerizajPress

April 04, 2016

“Ky vendim s’ka qene i papritun per neve, sepse te gjitha gjykatat edhe kjo gjykate asht nen ndikimin e regjimit. Kemi pune me nji gjykate qe ban si te asht moti”, tha i ftuem ne Rrokum Roll, nenkryetari i AAK’s, Ahmet Isufi.

Isufi shtoi se vendimi i Kushtetueses asht ne kundershtim me vendimet e saj te mahershme. Ai tha se opozita ka me luftue kete vendim, me lufte politike.

“Si duket ketu bahen edhe votat fallc, edhe vendime fallc, madje edhe mendime fallc. Keta e kane krejt pernime se vec populli asht seri me ta”, tha ai per falsifikimin e fteses se ceremonise per inaugurimin e Thaçit President, tue shtue se nuk beson qe ka ndodhe nji gja e tille.

“Veç nese i bajme vet edhe na ftesat”, u pergjegj me ironi Isufi ne pyetjen se a ka me marre pjese opozita ne ceremonine e inaugurimit.

“Na kemi me qene pjesemarres me protesta. I patem thane kryje ceremonine ne kuvend e mos bane cirkuze tjera”.

Ai vleresoi se Qeveria e ka dregadue vendin me veprimet dhe joveprimet e saj.

Isufi tha se opoziten e kane bashkue 2 kauzat e saj, e qysh tha ai, kjo ka me i mbajte ende te bashkuem.

“Jemi ne konsultim e siper, ende s’kemi vendim. Jemi ne komunikim dhe besoj qe per 2-3 dite dalim me njoftim”, tha per pjesemarrjen e opozites ne betimin e Thaçit President.

“Ne vend se me pengue qe ai mos me dhane deklarata per pasunine e Kosoves, ia permiresojne deklaratat, jo Vucic s’ka thane keshtu, por keshtu”, komentoi viziten e kryeministrit te Serbise Vucic ne Kosove.

Isufi vleresoi se Qeveria ka per qellim pasunimin dhe mbajtjen me dhune te pushtetit.

“Duhet me qene e kuptueshme qe kjo Qeveri duhet me u largue sa ma shpejte, populli duhet me ia tregue vendin kesaj Qeverie. Jam i sigurt qe populli ka me u kfille e ka me ia tregue vendin”, tha krejt ne fund Isufi.