Sport

Ismet Munishi prezantohet nga klubi i ri

By FerizajPress

July 21, 2018

Besa bën të ditur se synimi i Munishit është që të rikthejë klubin në Superligën e Kosovës, teksa tregoi se ai stërvitjen e parë e kreu gjatë ditës së premte bashkë me stafin e tij të ri dhe tri përforcimet; Festim Krasniqi (Trepça ’89), Richard Asare (Vëllaznimi) dhe Besnik Morina (Onix). Postimi i plotë i Besës mbrëmë në Facebook: Besa Besë vazhdojmë. Trajneri Ismet Munishi është zyrtarizuar te Besa e Pejës, derisa së bashku me të është emëruar edhe stafi i ri teknik. Munishi u zyrtarizua së bashku me ndihmës trajnerin Astrit Imami dhe trajnerin e portierave Ekrem Veseli nga drejtori sportiv Avdi Gashi. Ardhja e teknikut prishtinas te Besa ka për mision rikthimin e klubit pejan në Superligën e Kosovës Pas zyrtarizimit Munishi nis stërvitjet te Besa me tri super-përforcime. Pas prezantimit, Ismet Munishi sot edhe zyrtarisht ka nisur punën si trajner i Besës. Ai ka drejtuar stërvitjen e sotme të ekipit pejan, teksa klubit i janë bashkuar edhe tri përforcime tejet cilësore. Festim Krasniqi (Trepça ’89), Richard Asare (Vëllaznimi) dhe Besnik Morina (Onix) janë prurjet e ekipit pejan deri më tash. Ndryshe, atmosfera sot te Besa ishte fantastike me Munishin që u përkujdes për këtë.