Lajme

Ismaili: Shqetësuese ikja e mjekëve nga Kosova

By FerizajPress

September 25, 2018

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se duhet bërë ndryshime në sektorin e shëndetësisë, në mënyrë që të zvogëlohet numri i mjekëve që ikin nga Kosova për të punuar jashtë vendit.

Ai ka deklaurar se për këtë dukuri do të merren masa për të realizuar mundësinë e kthimit të tyre duke bërë kushte më të mira të punës.

”Duhet të ketë një politikë incintive që i mban ata në Kosovë për të punuar. Kemi pasur statistika, 99 mjekë nga shkurti deri në gusht kanë marr çertifikatë që lëshohet nga Oda e Mjekëve për të ikur dhe punuar jashtë vendit”, tha Ismaili, në Info Magazine të Klan Kosovës.

”Ne kemi numrin më të vogël të mjekëve krahasuar me shtetet përreth. Në këtë gjendje kur ne kemi një numër të vogël dhe largimi i 30% të tyre, na sjell në një situatë tejet të rëndë në shëndetësi”.

”Jemi në një situatë kur nuk kemi mjek dhe kemi fuqinë gravitale shumë të madhe. Kërkoj që nëse ka hapa konkret drejt përmirësimit, le t’i bëjmë ato”.

Ai tha e specializantët nuk janë paguar fare, “unë kam arritur të bëjë një politikë të re ku u jep mundësi financiare gjatë specializimit”.

”Kemi punuar bashkarisht për kontratat kolektive. Ndryshimet në shëndetësi kanë qenë të nevojshme të bëhen në mënyrë të sinkronizuar”.

Veç tjerash, Ministri Ismaili, gjatë debatit në Info Magazine ka garantuar qytetarët se do të angazhohet maksimalisht që fundi i vitit 2019-të t’i gjejë qytetarët e Kosovës me sigurime shëndetësore.

”Sigurimet shëndetësore është ligj si një përpjekje e madhe e cila që ndryshon krejt mënyrën e organizimit të sektorit shëndetësor. Nuk bëhet me afate”.

”Mua më është dashur kthim pesë hapa prapa e të nis rregullimin e infrastrukturës. Kemi marr një njeri me shumë përvojë në transaksione financiare. Fundi i vitit 2019 duhet paraparë në një situatë ku ne kemi sigurime shëndetësore”.

”Garancia është se ne jemi duke bërë planifikim. Garantoj se do bëjë çdo përpjekje njerëzore për t’i arritur ato”.

”Këto janë tentativa shumë të mëdha, normalisht brenda një mandati nuk do duhej me të gjitha këto çështje, jam shumë falënderues për bashkëpunimin”, tha ministri Ismaili.