Lajme

ISIS shkatërron “Portën e Zotit”, e vjetër 2 mijë vjet

By FerizajPress

April 14, 2016

Xhihadistët e shtetit islamik kanë shkatërruar ndërtesën e vjetër 2 mijë vjeçare e njohur edhe si “Porta e Zotit” në afërsi të Mosulit në Irak.

Instituti britanik për studime të Irakut konfirmoi se ka ndodhur shkatërrimi i “Portës”

Aktivisti Zuher Mousili ka thënë se ISIS ka shkatërruar shumë ndërtesa historike të Irakut, përfshirë edhe qytetin asirian Nimrud dhe Muzeun Kombëtar në Mosul.

Besohet se porta përfaqëson hyrjen perëndimore në krahinën Ninevah e cila përmendet në Bibël.