Lajme

ISIS merr qytetin në veri të Sirisë

By FerizajPress

April 11, 2016

Ekstremistët e ISIS-it kanë marrë në Siri një qytet në veri të vendit vetëm disa ditë pas që kanë humbur nga sulmet e forcave kryengritëse.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut dhe stacioni televiziv Alepo Today kanë bërë të ditur se pjesëtarët e ISIS-it sot në mëngjes kanë marrë në kontroll El Raija pas një lufte intensive për këtë qytet kufitar.

El Rai është qytet i rëndësishëm strategjik që gjendet në kufi me Sirinë dhe Turqinë , çka i mundëson ISIS-it linjë të rëndësishme për të vepruar. Qyteti po ashtu gjendet në rrugën për Alepo që gjendet në kontroll të grupeve terroriste.