Lajme

ISIS kërcënon Europën me më shumë sulme terroriste

By FerizajPress

April 13, 2016

Shteti Islamik, ka kërcënuar se do të kryejë më shumë sulme terroriste në Europë pasi përfundoi me festimet për sulmet e fundit në Bruksel me 22 mars. Këtë e ka bërë të ditur vetë ISIS-i në revistën e vet propaganduese Dabiq.

Grupi terrorist e ka prezantuar masakrën e Brukselit si një operacion të planifikuar mirë, mirëpo hetuesit e kryeqytetit belg kanë thënë se Brukseli ishte targetuar vetëm pasi policia franceze kishte bllokuar celula të ISIS-it që po planifikonin më shumë sulme në Francë.

Njëri nga të dyshuarit për planifikimin e këtyre sulmeve terroriste, Mohamed Abrini, tanimë është arrestuar pasi ishte parë në kamera duke i hedhur eksplozivët në një kontejner.

ISIS-i është përbetuar se do t’i luftojë të gjithë derisa myslimanët të jetojnë nën ligjin e Sheriatit.

“Parisi ishte vërejtje. Brukseli rikujtim. Ajo që pritet të vijë, do të jetë edhe më shkatërruese e do të sjellë edhe më shumë vuajtje në emër të Allahut. Ushtarët e Shtetit Islamik, premtojnë se kundërshtarët e tyre do të shohin ditët e errëta të vdekjes dhe shkatërrimin e vendeve të tyre”, thuhet në mesazhin e ri të ISIS-it, shkruan The Independent.