Lajme

ISIS është duke planifikuar sulme terroriste në Gjermani

By FerizajPress

April 10, 2016

Terroristët e ISIS-it janë duke planifikuar sulme terroriste kundër Gjermanisë, sipas kreut të Zyrës Federale Gjermane  për Mbrojtje dhe Kushtetutë.

Daesh dëshiron të kryej sulme terroriste kundër Gjermanisë dhe interesave të saj, të ketë thënë kreu gjerman për mbrojtje.

Zyrtari gjerman shtoi që nuk kishte informacione të sakta në lidhje me kohën e planeve specifike të grupit terrorist, duke theksuar që situata e sigurisë në vend është shumë serioze.

Një ditë më parë, media gjermane raportoi që Berlini ka lëshuar urdhër-arreste për 76 ekstremistë të gatshëm për të kryer krime.