Ferizaj

Ishte duke prerë dru në pyll, lëndohet një person në Ferizaj

By FerizajPress

November 03, 2020

Policia ka njoftuar se një person në Ferizaj ka pësuar lëndime deri sa ishte duke prerë dru.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00. “Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.