Lajme

Ish-zyrtarja e UNMIK emërohet zëdhënëse në Gjykatën Speciale

By FerizajPress

July 11, 2018

Angela Griep është emërua ushtruese e detyrës së shefes së Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun dhe njëkohësisht ushtruese e detyrës së zëdhënëses së Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në njoftim për mediat nga DSK-ja, bëhet e ditur se Angela ishte edhe pjesë e UNMIK-ut gjatë periudhës 2005-2008, transmeton Indeksonline. “Karrierën e saj ndërkombëtare, Angela e filloi në Kosovë në vitin 2002, në kuadër të Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Gjatë periudhës 2005-2008 ishte zëvendëszëdhënëse e Shtyllës së BE-së së UNMIKU-ut që merrej me çështje të rimëkëmbjes ekonomike dhe zhvillimit”, thuhet në këtë njoftim. Midis viteve 2009 dhe 2017, Angela ka pasur poste të ndryshme në fushën e komunikimit, ndërgjegjësimit dhe mbledhjes së fondeve me UNICEF-in në Sierra Leone, Malavi, Këln dhe Sudan Jugor. Në janar 2018, ajo filloi punën me Dhomat e Specializuara të Kosovës si koordinatore për Komunikim dhe Ndërgjegjësim./Indeksonline/