Ferizaj

Ish trajneri i Juniorëve te Ferizajt pjesëmarrës në kursin për përgatitës atletik që po e organizon FSHF, edhe Arrigo Sacchi pati një mesazh për ta

By FerizajPress

December 17, 2020

Tre nga trajnerët më të njohur kondicional në futbollin e Kosovës, Ardian Sallahu, Arsim Tërshani dhe Petrit Rushiti janë duke marrë pjesë në kursin për përgatitës atletik të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, raporton Gazeta Olle.

Ky kurs që po mbahet në Shqipëri po zgjat tani e tre javë, teksa është përshëndetur si iniciativë edhe nga trajnerë kampionë të Italisë, Evropës dhe Botës në të shkuarën si: Carlo Ancelotti, Marcelo Lippi, Arrigo Sacchi dhe Roberto Mancini.

Këta trajner të njohur italian kanë folur edhe rreth rëndësisë që ka ky kurs dhe vlerën që ka roli i përgatitësit atletik.

“Në karrierën time jam mbështetur gjithmonë në ndihmën e përgatitësve atletikë. E di se sa shumë e rëndësishme është puna e tyre për suksesin final. Këto kurse besoj se janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm dhe për të ardhmen. Ju uroj fat dhe punë sa të mbarë!”, – tha ish-trajneri historik i Milanit, Arrigo Sacchi në mesazhin e tij.

Arsim Tërshani aktualisht është pjesë e KF Arbërisë si trajner kondicional në stafin e Arbnor Morinës, teksa dyshja tjetër Ardian Sallahu dhe Petrit Rushit momentalisht nuk janë të angazhuar në ndonjë ekip, por kanë pasur suksese të mëdha dhe njihen nga koha kur kanë punuar me skuadra të njohura si Llapi e Dukagjini (Sallahu) dhe Ferizaj e Vitia (Rushiti).

Në vitet e ardhshme do të ketë përsëri kurse të tilla për përgatitës kondicional në të cilat mund të marrin pjesë dhe trajnerët e tjerë nga Kosova.