Transferimi i ri i Juventsit ka shënuar nga 40 e më shumë gola në sezon që nga viti 2009, duke i dhënë fund aventurës te Real Madrid me 450 gola në 438 ndeshje. “Futbolli italian dhe mbrojtjet këtu janë ndryshe nga ato në Spanjë”, ka deklaruar Casiraghi për ‘Gazzetta della Sport’. “Ai është këtu për të fituar, por nuk mendoj se mund t’i arrijë 40 gola sikurse në La Liga”. Ronaldo pritet ta nis nga minuta e parë ndeshjen që Juventus nesër (e shtunë) e zhvillon në shtëpi ndaj Lazios./Lajmi.net/