Lajme

Ish-oficeri zbulon tradhëtitë e Klintonit

By FerizajPress

July 02, 2016

Ish-oficeri i shërbimit sekret, Geri Bërni, po përgatitet të botojë një libër ku pritet të zbulojë shumë rreth çiftit Bill dhe Hillari Klinton.

Bërni rrëfen se e ka kapur mat ish-Shefin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ishte në një pozicion kompromentues mbi tavolinën e Dhomës së Hartave, me një prezantuese bionde. Shërbyesi mbylli derën shumë shpejt dhe tre dëshmitarët u larguan.

Bërni ka heshtur për vite me radhë, por tashmë ka vendosur t’i thotë gjërat hapur. Ish-oficeri flet për disa tradhti të Billit dhe natyrën diktatoriale të Hillarit. Ish-oficeri ka qenë ndër të parët persona që hodhi dyshime mbi skandalin e famshëm seksual të Monika Levinskit dhe Bill Klintonit. Bërni do të botojë librin “Kriza e karakterit”, një libër që vjen në kulmin e fushatës së kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë.