Ferizaj

Ish nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati, la politikën, i bashkëngjitet komunitetit të avokatëve

By FerizajPress

June 15, 2020

Naim Ferati , pas 20 vite active në jetën publike ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Ferizajt.

 Por nëkryetari  Ferati, ditën kur dha dorëheqje zyrtarisht, bëri të ditur se këtë vendim e ka marrë për çështje personale dhe ka vndosr të merret  me profesionin e tijë, avokaturën.

Të nderuar miq,

Ju njoftoj se kam nisur një rrugëtim të ri profesional, duke u bërë pjesë e komunitetit të avokatëve.

Duke qenë aktiv për afro 20 vite në jetën publike, përkushtimi im profesional në fushën e drejtësisë do tē jetë i bazuar në vlerat dhe parimet e përgjegjësisë institucionale dhe qytetare, ka shkruar Ferati.

Ndryshe Naim Ferati për një kohë të gjatë ishte në strukturat udhëheqëse komunale, Udhëheqës i Drejtorive në Qeverinë komunale, ishte edhe kandidat për kryetar të Ferizajt nga subjekti politik AAK e deri të pozita e fundit si nënkryatar i Ferzajt

Është një rast i rrallë  në politikën Kosovare kur personat publik, e sidomos nga strukturat udhëheqëse vendosin  të largohen nga politika dhe ti kthehen profesionit primar të tyre.