Lajme

Ish-luftëtari britanik i UÇK-së: Ja si serbët ma dogjën gruan shtatzënë dhe familjen e saj

By FerizajPress

April 24, 2016

Ish ushtari britanik i UÇK-së, në luftën e Koshares, John Harrison, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se si serbët ia kishin djegur gruan e tij, e cila ishte 7 muajsh shtatzënë dhe vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit e saj dhe gjyshen.

“4 serbë që jetonin në këtë fshat, të cilët kishin qenë në dasmën time e që e kishin ngrënë bukën me mua në tavolinën e shtëpisë sime, ishin porositur prej Beogradit te vrisnin familjen time, Katerinën, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë, ata e torturuan, e vranë dhe e gozhduan atë në derën kryesore të shtëpisë, i djegën të gjallë dy vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit e saj dhe gjyshen”, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë

Unë mendova se do të shpjegojë koment në postin tim të fundit në lidhje me gruan time në fund ……

Në Karlovac, apo si të thuash menjëherë jashtë fshatit, shumë afër me frontin e luftës, unë u dashurova në një vajzë të re të quajtur Katerina , ishte viti 1994. Ne u takuam në një klub nateje ku unë isha rojtar. Ne vazhduam bashkë dhe 6 muaj pasi u takuam u martuam….Ne jetuam ne Karlovac dhe me prindërit e saj qëndruam në shtëpi afër frontit….Sido të jetë, ishte korriku i vitit 1995 koha kur po zhvillohej OLUJA(emri i aksionit ushtarak kroat kundër rebelëve serb në të ashtuquajturën Kraina sipas serbëve, me qendër Kninin) e cila ishte beteja më kryesore dhe më e madhe për territoret kroate dhe, ju mund të imagjinoni se unë asokohe gjendesha në vlugun e luftimeve….në fakt unë isha dërguar aty 4 javë para operacionit të madh, për të shpartalluar armikun duke i marrë epërsinë në zonat e caktuara. 4 serbë që jetonin në këtë fshat, të cilët kishin qenë në dasmën time e që e kishin ngrënë bukën me mua në tavolinën e shtëpisë sime, ishin porositur prej Beogradit te vrisnin familjen time, Katerinën, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë, ata e torturuan, e vranë dhe e gozhduan atë në derën kryesore të shtëpisë, i djegën të gjallë dy vëllezërit e saj 14 dhe 8 vjeç, prindërit e saj dhe gjyshen. Ata çanë barkun e Katerinës dhe e gozhduan fëmiun tim në derë poashtu. Dogjën shtëpinë rreth tyre. Derisa ne jetonim në distancë, askush nuk e kishte parë por, unë i kisha vendosur cctv, për sigurinë e saj dhe të veturës, regjistruesi ishte në podrum të shtëpisë pra i shpëtuar nga zjarri. Unë u ktheva në shtëpi pas 19 ditësh dhe i gjeta. Mund të imagjinoni sesi më shkatërroi të tërin. Brigada ime -Brigada e Parë e Gardave- më ka zmbrapsur, e ka raportuar ngjarjen në rrjetin e organizimit më të lartë, mua më kanë tërhequr zvarrë, e kanë pastruar vendin me kujdesin më të madh. Pastaj ata e kanë mbyllur të gjithë zonën, më pas e kanë gjetur regjistruesin dhe i kanë kapur serbët. Brigada ime i ka lidhur ata në pajtueshmëri me ligjin ushtarak në vend dhe, i ka varur. Muaj më vonë unë fillova të kërkoj mbi “zingjirin e vrasësve”, zingjir ky i njerëzve të përfshirë në zbatimin e aksionit….Unë i gjeta. 29 persona, të cilët ishin përfshirë në planifikimin, zbatimin dhe logjistikën e operacionit. Pas luftës, në vitin 1995, më saktësisht në vitin 1996, unë e kisha angazhuar një grup të përzgjedhur nga unë për ti eliminuar të gjithë të përfshirët. Nën miratimin e autoritetit më të lartë kroat, ne e bëmë këtë. I fundit prej tyre “përjetoi aksident me veturë” në vitin 2006 në Serbska Bosanska Krajenska. Ai ishte jeta e fundit që kisha marrë. Ishte i fundit prej zingjirit të vrasësve. Unë në shpirt tani jam i lirë. FLM my dear lost heart and my matching soul Lelja