Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004.
Gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars./Lajmi.net