Ferizaj

Ish futbollistë të Arsenalit interesohen për futbollin ferizajas

By FerizajPress

June 23, 2016

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij, ka pritur në një takim ish futbollistin e Arsenalit Roy PACK së bashku me shqiptarin nga Kosova Arben Asllanin i cili jeton dhe vepron në Angli.

Roy PACK- ish futbollist i Arsenalit i cili po ashtu ka luajtur edhe për klube të tjera siç janë :Post Smuth, Oxford UTD , së bashku me shqiptarin Arben Asllani trajner i licensuar i futbollit në Angli si dhe trajner i dytë në klubin e futbollit “Skenderbu” në Shqipëri i cili jeton dhe vepron në Angli, kanë shprehur interesimin e tyre për futbollin ferizajas. Këta dy së bashku po zhvillojnë një program që quhet “Global Foutboll Industry”, program ky i cili është zhvilluar në disa shtet, dhe këta të fundit janë të interesuar që këtë ta zhvillojnë edhe në Kosovës. Ky program parasheh zhvillimin e industrisë së futbollit, se si klubet mund të zhvillohen si biznes dhe të krijojnë të hyra.