Senatori demokrat nga Virgjinia Perëndimore, Joe Manchin, e ka pyetur Comeyin nëse presidenti Donald Trump ka shfaqur shqetësim për atë se çfarë po bënin rusët, transmeton Express.
Comey është përgjigjur: “Në një njoftim të shkurtër ai bëri pyetje por pas kësaj nuk mbaj mend ndonjë gjë.”
Më pas, Comey e ka nënvizuar përzierjen e Rusisë në punët e SHBA-së: “Askush nuk mund të na tregojë neve se çfarë të mendojmë, apo për çfarë të luftojmë, përveç amerikanëve. Por, një qeveri e huaj ka tentuar ta ndryshonte mënyrën se si mendojmë, votojmë dhe veprojmë ne, gjë që është punë e madhe.”/Express/