Lajme

Ish-bashkëpunëtori i Millosheviqit është ideatori i Platformës Maqedonase (FOTO)

By FerizajPress

February 16, 2017

Partia socialiste e Maqedonisë publikoi një iniciativë për përpilimin e një platforme maqedonase gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e interesave vitale nacionale si dhe ato shtetërore. Kjo parti ju bëri thirrje gjitha partive maqedonase që tu bashkangjiten një iniciative të tillë.

Për kryetarin e Partisë demokratike serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq platforma maqedonase do të ishte e pranueshme vetëm si kundërpërgjigje e paltformës shqiptare.

“Mua nuk më shqetësojnë kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, por BE dhe SHBA  të cilat heshtin dhe nuk reagojnë në këto paralajmërime për dalje nga kornizat e marrëveshjes së Ohrit. Përse heshtin?”, ka theksuar mes tjerash kryetari i partisë serbe në Maqedoni, Stoilkoviq.

Mundësinë për një kundërpërgjigje të tillë e paralajmëroi edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski , ndërsa partia socialistet vetëm se kane ngritur një iniciativë të tillë. Në rrjetet sociale janë shfaqur shumë fanpage ku paralajmërohet një platformë maqedonase./INA