Sport

Isak nuk u transferua te Reali për shkak të këtij futbollisti

By FerizajPress

January 24, 2017

Edhe pse pritej që ai të zgjedhë “Los Blancos”, Ibrahimovici i ri u transferua te Borussia Dortmund.

Mediat spanjolle kanë treguar që Isak është frikësuar që do ta ketë fatin e Martin Odegaard, talentin shumë premtues që dështoi totalisht te Reali, përcjellë “lajmi.net”.

Pikërisht nga frika që do të përfundojë si Odegaard, që në janar u huazua te Herenveeni, Isak ka menduar për karrierën dhe ka zgjedhur Dortmundin.

Isak është bërë një ndër lojtarët më të shtrenjtë për moshën 17-vjeçare. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6