Një medium i drejtuar nga i ashtuquajturi Shtet Islamik ka njoftuar se një nga komandantët kryesorë të grupit militant, Umar al-Shishani, është vrarë në luftime në veri të Irakut.
Agjencia e lajmeve Aamaq tha se Shishani është vrarë në qytetin Al-Shirqat, derisa ka qenë duke luftuar kundër forcave qeveritare irakiane.
Pentagoni ka thënë qysh në muajin mars se Shishani është vrarë nga një sulm ajror i SHBA-së në Siri, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga militantët.
Shishani ka qenë këshilltar i afërt i liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.