Ironike, dikur Anjeza Shabani mbronte të drejtat e fëmijëve (VIDEO)

By FerizajPress

June 21, 2016

Anjeza Shabani, përpara se të bëhej administratore e kopshtit privat ‘Diren’ ka punuar si gazetare tek televizioni Ora News.

Madje për një kohë të caktuar prezantonte edhe një emision investigativ, të quajtur ‘Alarm’, ndërsa mbrëmë ajo ishte ‘viktima’ e kamerave të fshehta.

Gjatë kohës kur prezantonte emisionin investigativ, Shabani flet për kushtet e fëmijëve në shkollat publike, për mungesën e mjekëve, dentistëve dhe psikologëve.

Teksa kritikonte sistemin shkollor, Shabani shprehej me anë të humorit se kur ishte në shkollë fillore, dentistja e saj “i fuste nja dy tre shpulla, që të hapte gojën…”.

Pas kësaj, Shabani kalon tek çështja e psikologut duke e ironizuar mungesën e tyre në shkolla: “Psikolog nuk bëhesh, lind… ka shumë mundësi që psikologu, duke ndjekur hallet e të gjithë atyre nxënësve, të bjerë vetë në depresion…”, përfundon batutën 33-vjeçarja.

Për më tepër ndiqni videon:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=q7b8BL4zwyE?feature=oembed&w=640&h=480]

The post Ironike, dikur Anjeza Shabani mbronte të drejtat e fëmijëve (VIDEO) appeared first on Lajminet.