Lajme

Irani thotë se Arabia Saudite e kreu sulmin e sotëm ndaj Parlamentit të saj

By FerizajPress

June 07, 2017

Në këtë sulm u vranë 12 persona dhe u plagosen 35 të tjerë, transmeton Express.

Në një komunikatë të publikuar nga mediat shtetërore të Iranit, kjo gardë ka thënë: “Sulmi terrorist ndodhi vetëm një javë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderëve të prapambetur sauditë, të cilët e përkrahin terrorizmin.”

Katër militantë të armatosur me kallashnikovë dhe bomba u vranë gjatë sulmit nga forcat iraniane.

“Fakti se Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dëshmon se ata [Arabia Saudite] kanë qenë të përfshirë në sulmin brutal,” ka thënë kjo gardë./Express/