SAMSUNG

Lajme

Ipko shqyrton largimin nga Kosova

By FerizajPress

December 14, 2017

Drejtori i Përgjithshëm i IPKO-s Robert Erzin i është drejtuar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt me një letër në të cilën i ka thënë se po e informon për keq menaxhimin e mjedisit të komunikimeve elektronike në Kosovë.

“Unë po ju shkruaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të IPKO-s, me qëllim që t’ju informojë si kryeministër i sapozgjedhur për keq menaxhimin e mjedisit të komunikimeve elektronike në Kosovë nga institucionet tuaja, në veçanti për keq menaxhim nga Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP)”, thuhet në letrën e Erzin, që mbanë datën 11 tetor 2017 të cilën e ka siguruar Insajderi.

Erzin shkruan në letrën drejtuar Haradinajt, se arsyet kryesore të kësaj gjendje janë sjellja e ARKEP-it karshi Ipko-s dhe në raport me skandalin Vala- ZMobile. “Serioziteti i situatës mund të rezultojë që investimi më i lartë slloven në Kosovë të tërhiqet nga tregu”, ka shkruar ai./Insajderi