Ferizaj

IPK suspendon zyrtarin policor me dyshime për kanosje dhe sulm ndaj një të mituri në Ferizaj

By FerizajPress

July 14, 2025

Fillimisht Policia e Kosovës kishte pranuar informacion më datën (13.07.2025) për një incident në një fshat të Ferizajt  ku dyshohej se një i mitur ishte sulmuar dhe kanosur me armë nga një person  me rroba civile e që është prezantuar si zyrtar policor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse më vonë personi i dyshuar është identifikuar si zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) dhe i njëjti është vet-paraqitur në stacion policor pas incidentit.

Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarin në fjalë kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj me dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.