Tech

iPhone 8, Apple heq dorë nga butonat fizikë

By FerizajPress

February 18, 2017

Pasi hoqi dorë nga kufjet me fishë, Apple përgatitet për një tjetër ndryshim të madh në serinë e produktit të saj më të suksesshëm, iPhone.

Ming-Cho Kuo, një analist i njohur në sektorin e telefonave inteligjentë, thotë se iPhone 8 (që si zakonisht pritet të dalë në treg në muajin shtator) nuk do të ketë butonin fizik “Home”.

Butoni fizik do të njësohet me gjithë ekranin me prekje, me ndryshimin e vetëm se në momentin që prek në pjesën ku tek produktet paraardhëse ndodhet ky buton, do të shfaqet ajo që Ming-Chi Kuo e quan “Funciton Area”, ose zona e funksioneve.

Do të jetë një zonë multifunksionale që jo vetëm do të zëvendësojë butonin tradicional, por edhe do t’i mundësojë kompanisë që të kryejë edhe disa ndryshime të tjera në përmirësimin e dizajnit të pajisjes.

Objektivi i parë është reduktimi në maksimum i kornizave anësore të telefonit dhe eleminimi i gjithë butonave fizikë, që parashikohet të jetë edhe trendi i këtij viti në tregun e telefonave inteligjentë.