Ferizaj

Investohen mbi 160 mijë euro në rregullimin dhe asfaltimin e rrugicave të fshatit Kosinë

By FerizajPress

August 07, 2017

 

Ferizaj .07.08.2017.Banorët e fshatit Kosinë i janë gëzuar sot fillimit të punimeve për rregullimin, asfaltimin dhe plotësimin me infrastrukturë të nevojshme nëpër disa rrugica të këtij fshati. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka uruar banorët e kësaj ane për projektin e sapo filluar duke u zotuar se do të shqyrtojë edhe më tutje secilën nevojë që kanë ata. “Jemi sot në fshatin Kosinë i cili po përjeton një transformim të vërtetë në përimirsimin e infrastrukturës rrugore . Ky fshat do të përfitojë edhe nga rregullimi i unazës së jashtme ,një projekt ky që do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës por edhe nga punimet që po fillojnë sot ku do të asfaltohen mbi 3 kilometra e 200 metra rrugica të cilat do t’i kenë edhe shtigjet për këmbësorë dhe ndriqimin e nevojshëm , një standard ky tashmë i aplikuar shpesh në projektet tona infrastrukturore, jo vetëm në zonat urbane por edhe nëpër fshatra. Madje nëpër fshatra mund të punohet më lehtë për këto standarde për shkak të hapësirës më të madhe që përmbushin këto investime. Punët tona të përditshme përplotësojnë misionin e vizonin tonë për përmirsimin e jetës së banorëve të Komunës së Ferizajt ku secili tashmë po i ndjen dhe po i sheh ndryshimet cilësore. Unë i uroj banorët e fshatit Kosinë dhe i falënderoj për bashkëpunimin e durimin e treguar, por edhe vëmendjen që kan pasur në menaxhimin e parasë publike përmes buxhetit të komunës së Ferizajt” tha kryetari Svarqa me këtë rast. Ndërkaq Islam Islami banor i fshatit Kosinë tha se e konsideron me shumë vlerë invetimin që po bëhet. “Ne thaujse kemi qenë të harruar nga pjesa tjetër e Ferizajt e madje edhe e vet fshati, sepse në anët tjera është investuar e këtu jo. Jam detyruar të bëj vet diçka por nuk kam ta bëj mire, kurse tani na ka gëzuar mjaft ky projekt që po realizohet” u shpreh ai Projekti i asfaltimit të rrugicave në fshatin Kosinë i ka kushtuar buxhetit të komunës së Ferizajt mbi 160 mijë euro dhe rrugicat do ta kenë gjersinë e trashësinë e asfaltit sipas standardeve moderne ndërkaq punët për realizimin e këtij proejkti do t’i kryej operatori ekonomik “Rahovica Company”.