Sport

Interi mposht Napolin (Video)

By FerizajPress

April 17, 2016

Skuadra e Interit ka arritur një fitore të madhe si vendas përball Napolit me rezultat 2 me 0.

Ekipi i Mancinit e nisi për mrekulli takimin ku në minutën e katërt sulmuesi argjentinas Icardi shënoi për 1 me 0. Goli i fitores dhe i fundit në ndeshje u shënua në fund të pjesës së parë nga Brozovic.

Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, ku dy skuadrat patën rastet e tyre, por më gola nuk pati.

Me këto tre pikë Interi grumbullon gjithsej 61, kurse Napoli dorëzohet për titullin e Serie A, pasi mbetet gjashtë pikë mbrapa liderit Juventus që ka plus një ndeshje më pak.

https://[youtube https://www.youtube.com/watch?v=c_pVAzv5YCo?wmode=transparent]