Sport

Interi i vendos klauzolë të “çmendur” Icardit

By FerizajPress

October 07, 2016

Interi ka gjetur gjuhën e përbashkët me kapitenin dhe lojtarin më të mirë të tyre në sezonin e kaluar, për të vazhduar kontratën deri në vitin 2021, nga e cila do të përfitojë deri në 5.5 milionë euro në vit, përcjell Lajmi.net.

Në kontratën e re, Interi ka paraparë edhe klauzolën e largimit për lojtarin.

Nëse një ekip kërkon shërbimet e 23 vjeçarit, duhet t’i paguajë Interit klauzolën prej 110 milionë euro.

Për shërbimet e Icardit në afatin e fundit kalimtar, interesim kanë shprehur Chelsea dhe Arsenali.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.