Sport

Interi e mund minimalisht Lyonin në International Champions Cup

By FerizajPress

August 05, 2018

‘Zikaltërit’ kanë shënuar fitoren e parë në turneun International Champions Cup, duke e mposhtur 1:0 skuadrën franceze të Lyon. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi 20 vjeçari Martinez. Lojtari i ardhur nga Racing Club nga Argjentina, shënoi në minutën e 52’. Ndeshjen e radhës në këtë turne Inter e zhvillon kundër Atletico Madridit./Lajmi.net/