Sport

Interi dëshpëron që në start, mundet në udhëtim te Sassuolo

By FerizajPress

August 20, 2018

Skuadra e Luciano Spallettit ka pësuar humbje 1:0 në udhëtim te Sassuolo, për të regjistruar një fillim aspak të mirë të sezonit të ri në Itali. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi sulmuesi Domenico Berardi. Reprezentuesi italian u tregua i saktë nga pika e penalltisë duke mposhtur Handanovicin në minutën e 27’ të ndeshjes. Në xhiron e dytë Interi rikthehet të luajë në ‘San Siro’, ku e pret skuadrën e Torinos./Lajmi.net/