Ferizaj

Interesim i madh për punësim në “Bechtel & Enka”

By FerizajPress

May 17, 2016

Shumë të interesuar për punësim sot ja kishin mësy sallës së Kuvendit Komunal në Ferizaj për të aplikuar për punësim në kompaninë “Bechtel & Enka”. Qysh para orës 11:00 kur ishte lajmëruar panairi për punësim ,marrëveshje kjo e arritur në mes të komunës së Ferizajt dhe kompanisë “Bechtel & Enka” hapësirat e sallës ishin stërmbushur nga të interesuarit.

Para të pranishmëve për këtë marrëveshje foli kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe Menaxheri i projektit nga kompania “Bechtel & Enka”,Christopher Jennions.

Me këtë rast u bë e ditur se mundësi punësimi kanë të gjithë ata që kanë një përvojë e sidomos ata me makina të rënda, operatorë,administratë si dhe njohuri më punën me armaturë..

“Falënderoi komunën për këtë bashkëpunim dhe mundësin që ne të jemi më afër atyre që kërkojnë punë por edhe mundësinë që në të gjejmë kuadrot që i nevojiten kompanisë sonë.Do të jemi këtu deri sa edhe i interesuari i fundit të plotësoi aplikacionin. Pas kësaj ne do ti shqyrtojmë të gjitha aplikacionet dhe të gjithë ata që I plotësojnë kushtet dhe që i nevojiten këtij projekti do ti kontaktojmë. tha Christopher Jennions

Edhe qytetarët që kishin ardhur të aplikojnë u shprehën të kënaqur për këtë mundësi.

“Kam një përvojë shumëvjeçare me punën me makina të rënda pasi kamë punuar me kompani amerikane nëpër projekte të ndryshme dhe besojë që kjo është ajo që I duhet edhe kësaj kompanie” tha njëri nga qytetarët që kish.