Sport

Inter – Vrsaljko, ky është lajmi i fundit nga Italia

By FerizajPress

July 20, 2018

Nerazzurët janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë pas largimit të Cancelos, dhe reprezentuesi kroat mbetet lojtari i tyre i preferuar. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, kalimin te Inter po e pëlqen edhe Vrsaljko, që i ka bërë të ditur Atletico Madridit dëshirën për t’u rikthyer në Serie A. Oferta e Interit është një huazim prej gjashtë milionë eurosh me opsion blerje 25 milionë eurosh. 26 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellat e Genoa dhe Sassuolo./Lajmi.net/