‘Neroazurët’ janë të gatshëm t’i paguajnë deri në 25 milionë euro Atletico Madridit për mbrojtësin kroat. Sipas ‘Sky Sport Italia’, dëshira e Vrsaljkos është kalimi te Inter, ku i ka kërkuar edhe skuadrës nga Madridi të t’i hap rrugë transferimit të tij. 26 vjeçari ishte transferuar te Atletico Madrid në verën e vitit 2016 nga Sassuolo, lëndimet dhe konkurrenca me Juanfran, bën që ai të realizojë vetëm 54 paraqitje nën urdhrat e Diego Simeones./Lajmi.net/