Inter do ta ringjallë interesimin për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric. E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se “Nerazzurrët” vazhdojnë të monitorojnë situatën e yllit kroat te skuadra nga Santiago Bernabeu. Inter tentoi blerjen e Modricit gjatë afatit kalimtar të verës por presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez refuzoi shitjen e mesfushorit pas largimit të Cristiano Ronaldos, përcjell “lajmi.net”. Megjithatë, Inter ka bërë gati planin për të provuar sërish blerjen e Modricit pas rihapjes së afatit kalimtar të futbollistëve në janarin e vitit 2019. /Lajmi.net/