Ferizaj

Intensifikohen punimet në ndërtimin e trotuarit nga KEDS-i deri tek kryqëzimi i rrugës “Agim Matoshi”, së shpejti lëshohet për qarkullim

By FerizajPress

June 30, 2020

Rregullimi i infrastrukturës për qarkullimin më të lehtë të qytetarëve është prioritet i qeverisjes Aliu. Kështu, pas rregullimit të trotuarit nga Xhamia e Madhe deri tek Teatri, ditë më parë nisi edhe rregullimi i trotuarit nga KEDS-i deri tek kryeqëzimi i rrugës “Agim Matoshi”. E për të inspektuar punimet që po bëhen në këtë projekt urban, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Arben Halili dhe atë të arsimit, Afrim Llabjani.

Ai tha se në koordinim edhe me komunitetin e biznesit, kjo zonë, me punën që po kryhet do të kthehet në një zonë perspektive si për biznesin ashtu edhe për qytetarët që jetojnë në këtë pjesë, duke investuar në infrastrukturën e domosdoshme për të lehtësuar qarkullimin në këtë pjesë. Kryetari Aliu shtoi gjithashtu se punimet në këtë projekt do të intensifikohen, duke punuar pa ndërprerje edhe gjatë orëve të mbrëmjes në mënyrë që sa më parë qytetarët e bizneset ta shijojnë këtë projekt.