Tech

Inteligjenca artificiale DeepMind ka treguar shenjat e para të agresivitetit

By FerizajPress

February 16, 2017

Ka shumë paralajmërime se zhvillimi i inteligjencës artificiale mund të shënojë fillimin e fundit të species njerëzore. Megjithatë, shumica e qytetarëve të botës e miratojnë synimin e kompanive të mëdha që të investojnë në këtë fushë gjithnjë e më të frytshme të teknologjisë.

Megjithatë, duket se Google ka hasur shenjat e para të rezistencës ndaj programit të saj të ri.

Fjala është për programin e inteligjencës artificiale të quajtur DeepMind, i cili në vitin 2016 tregoi potencial të madh. DeepMind është i aftë që të vetë-mësohet, dhe kjo është përdorur në trajnimin për pjesëmarrje në kampionat për lojën: “Go!”.

Media transmetuan se DeepMind gjithnjë e më shumë po përdorë një lloj agresiviteti për të ardhë deri te fitorja në lojëra të ndryshme.

Në testet e fundit, dy agjentë të DeepMind luajtën lojën “Gathering” në të cilin fiton lojtari që mbledhë më shumë molla. Programet sillej normalisht, derisa në terren kishte molla mjaftueshme, por kur numri i tyre filloi të bjerë agjentët zgjodhën përdorimin e armëve në lojë për të shmangur humbjen, shkruan endgadget.

“Ne i lejojmë agjentë që të luajtur lojëra me mijëra herë dhe i lejojmë ata që si të pavarur të mësojnë se si të sillen në mënyrë racionale. Natyrisht, kur në tokë ka një numër të mjaftueshëm të mollave, agjentët sillen në mënyrë paqësore. Por, kur numri i mollëve fillon të bjerë, agjentët janë mësuar që shpaguhet nëse sulmojnë ose kundërshtarin e ‘ngrijnë’ në mënyrë që të marrin pikë”, thuhet në blogun e ekipit që ka studiuar DeepMind.

Joel Z Leibo, një nga anëtarët e ekipit, tha se sjellja agresive e inteligjencës artificiale tregon disa aspekte të sjelljes njerëzore që ndodhin si një produkt i mjedisit dhe të mësuarit.

“Sjellja më pak agresive ndodh kur burimet janë mjaft të arritshme. Motivi i lakmisë paraqitet si një reflektim i tundimit që rivali të pamundësohet dhe që mollat të ruhen për veten e tyre”, tha Leibo