Inspektorati i Ferizajt po vazhdon me mbylljen e lokaleve që ushtrojnë veprimtari të dyshimta.
Kështu ka bërë të ditur inspektori sanitar,Enver Sopa, pas një aksioni të zhvilluar i cili rezultoi me mbylljen e një lokali hotelier në një lagje të Ferizajt.
Ai madje ka shtuar se këto aksione kanë zhvilluar në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe se aty janë gjetur parregullsi të ndryshme.
Aksione të kësaj natyre mësohet se janë zhvilluar edhe në pjesë tjera të qytetitGjatë fund javës së kaluar inspektorati ka ndërmarr një aksion të gjerë të mbylljes së lojërave të fatit. Nuk janë të pakta rastet thonë në inspektorat kur qytetarët informojnë për parregullsitë që i shohin.
Në këtë rrafsh edhe u ndihmojnë në identifikimin e rasteve. Pavarësisht këtij aksioni të gjerë , inspektorati i Ferizajt mbetet i përkushtuar që t’i luftoi parregullsitë që mund të shfaqen nëpër lokalet që punojnë në gjendje jo mirë.
Vetëm duke i luftuar këtë parregullsi ndalohen edhe dukuritë devijuese që mund të shfaqën në tonë kanë thënë në inspektorat .
Ndryshe, gjatë vikendit të shkuar inspektorati ka mbyllur 13 lokale bastesh që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në mënyrë të jashtëligjshme.
Edhe aksioni i fundit i mbylljes së lokaleve hoteliere është parë në këtë kuptim.