Kjo me qëllim të vërtetimit të dyshimeve të ngritura në një raport të KFAM-it për parregullsi gjatë frytnimit të asistuar. Inspektorati në këtë fazë nuk jep detaje lidhur me të gjeturat
Inspektorati Shëndetësor i Kosovës po inspekton të gjitha institucionet private shëndetësore që merren me frytnimin e asistuar mjekësor.
Shaban Osmanaj, zëvendëskryeinspektor shëndetësor, ka thënë për “Zërin” se pas raportit të Komisionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor (KFAM), me rekomandim edhe të ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, që nga java e kaluar kanë bërë një varg inspektimesh sistematike. Inspektimet ndërlidhen, sipas tij, me respektimin e Udhëzimit Administrativ 06/2013, që e rregullon fushën e shërbimit shëndetësor për frytnimin e asistuar mjekësor.
.