Ferizaj

INPO për herë të dhjetë ndau çmimin për “Nxitje Debati”

By FerizajPress

December 20, 2016

Organizata “Iniciativa për Progres – INPO” si çdo vit me radhë, organizoi ndejën e fundvitit ku shënoi 12 vjetorin e themelimit të organizatës. INPO filloi funksionimin e saj në vitin 2005 dhe tani është e pranishme me zyre në Ferizaj dhe Prishtinë ndërsa me aktivitete shtrihet në tërë territorin e Kosovës.

Gjatë kësaj ndeje të fundvitit, INPO për herë të dhjetë me radhë ndau çmimin për “Nxitje Debati”. Çmimi për “Nxitje Debati” ndahet për individë ose grupe të cilët me punën e tyre nxitën debat në shoqërinë tonë. Ky çmim për vitin 2016 iu nda aktorëve të grupit “Stupcat”, z.Vedat Bajrami, z.MensurSafqiu dhe z.OsmanAzemi.

znj.AlbulenaNrecaj, drejtore ekzekutive e INPO-së, gjatë ndarjes së çmimit tha që INPO ka kënaqësinë të ndaj sivjet këtë çmim për “Stupcat”, duke iu referuar debatit të cilën e nxitën përmes skeqit të tyre “Plani Strategjik”.

z.Vedat Bajrami, i cili foli në emër të grupit “Stupcat”, falënderoi INPO-në për shpërblimin e dhënë duke thënë që ndihen të privilegjuar që pranuan këtë çmim nga shoqëria civile në Ferizaj.

Në këtë takim morën pjesë aktivistë të shoqërisë civile, kryetari i Ferizajt z.Muharrem Svarqa,kryetari i Hanit të Elezi dhe qytetarë e aktivistë të kulturës./ FerizajPress