Ferizaj

INPO: Komuna e Prishtinës ngec në mbajtjen e seancave

By FerizajPress

November 16, 2016

Organizata joqeveritare INPO ka shprehur shqetësim ndaj mos përmbushjes së detyrimit ligjor për mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

“Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryesuesi obligohet të thërras mbledhjen e Kuvendit të Komunës dhe të mbajë së paku dhjetë seanca në vit, prej të cilave pesë prej tyre duhet të mbahen në gjatë mujorin e parë të vitit, e cila gjithashtu përcaktohet me Rregulloren e  Punës”.

Kjo organizatë i ka bërë thirrje , Halim Halimit që të respektojë ligjin dhe t`i përmbush detyrat e tij si udhëheqës i Kuvendit.

” Deri më tani Komuna e Prishtinës ka thirrur vetëm gjashtë mbledhje, të cilat siç është theksuar në Rregulloren e Punës është dashur të përfundohen në muajin qershor të këtij viti. Kësisoj komuna e Prishtinës deri në gjysmën e nëntorit ka mbajtur vetëm 6 seanca”.

INPO vlerëson se Komuna e Prishtinës ka dështuar në respektimin e ligjit dhe shpërfilljen e statutit, si akti më i lartë juridik i komunës.