Editorial

INJORIMI I DIASPORËS MUND TI KUSHTOJË SHTRENJTË KOSOVËS

By FerizajPress

May 30, 2017

Mosreprezantimi edhe kësaj radhe i diaspores në organet ligjëmarrëse dhe qeverisëse si dhe pamundësimi në plotni për të ushtruar të drejtën e votës (përkunder afatit të shkurte ligjor) është edhe një shkurtëpamësi e radhës e kastës politike.

Mërgata Shqiptare që nga Rilindja Kombëtare e deri sot ishte prezente dhe vendimtare në të gjitha fazat e çlirimit dhe krijimit të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës. Injorimi i një kapitali kaq të madh material dhe intelektual që sot ka marrë përmasa të mëdha sidomos me gjeneratat e fundit që po shkelqejnë nga sukseset në domene ekonomike, kulturore, shkencore etj. është aventuré e rrezikshme që mundet t’i kushtojë shtrenjtë te dy shteteve të brishta që aq shumë varen edhe nga remitencat e të mos flasim për investimet tjera që prodhojnë rritje buxhetore.