Ferizaj

“Infrakos” dështon ta rrënojë objektin e vjetër në Ferizaj që rrezikon qytetarët

By FerizajPress

May 09, 2017

Drejtoria e hekurudhave të Kosovës “Infrakos” prej më shumë se 8 muajsh ka dështuar ta rrënonte një objekt të stërvjetruar në pronësi të saj në rrugën “Driton Islami” tek ish- Fabrika e Vajit e Ferizajt.

Inspektorët komunalë të Ferizajt rreth kësaj çështjeje i kanë dërguar edhe vërejtje me shkrim shefit të “Infrakosit’’ Agron Thaçi, që të marrë masa për mbrojtjen apo rrënimin e objektit, mirëpo deri tashti nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ahmet Ferizi inspektor komunal, ka thënë se “Infrakosi’’ është përgjegjës për renovimin apo rrënimin e objektit të tyre, i cili po paraqet rrezik për qytetarët sepse është demoluar shumë.

“Me kërkesë të qytetarëve kemi dalë disa herë në vendin e ngjarjes dhe i kemi drejtuar shkresa, vërejtje e procesverbale drejtorit të “Infrakosit’’, mirëpo deri tashti nuk ka marrë masa për riparim apo për rrënim të këtij objekti, i cili tashmë është demoluar shumë dhe po paraqet rrezik të madh për qytetarët. Ndërkohë ky objekt po shfrytëzohet edhe për punë të kundërligjshme nga disa persona, siç është prostitucioni etj. Ndaj kërkojmë edhe një herë nga ky institucion të marrë masa për mbrojtjen e objektit të vet apo ta rrënojë sepse ka ankesa nga qytetarët”, ka thënë Ferizi… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)