Ferizaj

Infermieret ferizajase më të mirat në gjithë Kosovën për shërbimin e vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë

By FerizajPress

June 16, 2017

Grupi i infermiereve nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe qendrat e tjera të cilat realizojnë vizita shtëpiake për nëna dhe fëmijë dhe me këtë rast japin këshilla të dobishme ka dalë të jetë më i miri në Kosovë nga një hulumtim i organizuar së fundi për këtë çështje.

Në një takim të mbajtur sot mes grupeve të këtyre infermierëve, zyrtarëve të komunës së Ferizajt , udhëheqësve të organizatës UNICEF dhe punonjësve të tjerë shëndetësor u bë e ditur se grupi i këtyre infermiereve për pak muaj ka përmbushur 97 përqind të objektivave të përcaktuara dhe rezultatet nga tereni janë mjaft të kënaqshme.