Në 24 orët e kaluara Policia e Kosovës ka raportuar se në rajonin e Ferizajt ka arrestuar një të dyshuar për sulm fizik dhe për raportim të mjeteve të pashpërthyera tek “Parku i Lirisë” LËNDIM I RËNDË TRUPORFsh. Koshare Ferizaj, 05.08.2016-11:30. Viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. I njëjti pas marrjes së ndihmës së par në emergjencën e Ferizajt është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Njësit policore janë duke hetuar rastin.
Fsh. Koshare Ferizaj, 05.08.2016-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me një mjetë të fortë viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET GJETJE E MJETEVE TË PA SHPËRTHYERAParku i Lirisë, Ferizaj, 05.08.2016 – 08:10. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë punimeve në rrugë kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti për deminim i KFOR-it ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjeteve pa incidente.