Lajme

Incident i rëndë në Laboratorin Kimik të ushtrisë shqiptare

By FerizajPress

December 19, 2016

“Edhe pse ngjarja ka ndodhur që në 9 dhjetor në laboratorin kimik të Forcave te Armatosura, aksident i rëndë i ndodhur gjatë asgjësimit të disa kimikateve të rrezikshme është mbajtur i fshehtë”, ka bërë të ditur për SYRI.net një burim që nuk dëshiron të identifikohet.

I njëjti burim ka bërë të ditur se “si pasojë e aksidenti të rëndë është plagosur rëndë ushtarakja Brunilda Sallaku e cila është dërguar me urgjencë në spital”.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes dhe nuk është raportuar në media.

Por edhe pse gjendja e ushtarakes është cilësuar si “djegien e rëndë” qeveria refuzon dërgimin e Brunilda Sallakut, për kurim të specializuar jashtë vendit, pikërisht për faktin se mos dekonspirohet ngjarja e ndodhur, e cila është bërë publike sot për SYRI.net nga një burim pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

.