Lajme

Inaugurohet EkoParku i të martuarve

By FerizajPress

August 07, 2017

Neritan Tira, drejtor i “Coca-Cola HBC Kosova”, ka treguar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me komunën e Prishtinës në projekte të tilla. Ai ka thënë se krejt këto bashkëpunime i bëjnë për të mirën e qytetarëve dhe të vendit.

“Ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm i “Coca-Cola HBC Kosova” dhe Komunës së Prishtinës. Ne do vazhdojmë edhe me projekte të tjera në këtë komunë, si dhe komuna tjera. Misioni ynë i bashkëpunimit është që projektet të kenë impakt të mirë për qytetarët dhe në këtë rast për ambientin”, ka thënë Tira. Ai ka treguar se janë të kënaqur më bashkëpunimet që i kanë bërë deri me tani.

“Ne jemi të kënaqur me punën që po behët. Për ne kjo ka rendësi, që të shihet puna dhe investimi. Po ashtu ne ndihemi mirë kur qytetarët i shohinëhe ndjejne nga aferë këto pjekte, të cilat janë në të mirë të tyre”.

Në inaugurimin e këtij parku ka folur edhe Greg Delawie, ambasadori i SHBA-së në Kosovë.

Ai e ka vlerësuar lart këtë projekt dhe ka përgëzuar investimin që ka bërë “Coca-Cola HBC Kosova” dhe Komuna e Prishtinës.

Kurse, Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës ka thënë se ndihet mirë më punën e bërë. Ahmeti ka treguar se në këtë park do të mbillen 160 drunj.

Parku gjendet afër rrethit kryesor të qytetit dhe është ndërtuar nga “Coca-Cola HBC Kosova” dhe Komuna e Prishtinës. Donacioni i këtij Eko-Parku për të gjithë qytetarët e Prishtinës shënon vazhdimin e devotshmërisë së kompanisë për ndërtimin e qyteteve të qëndrueshme, si dhe kontributin ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Ky Eko-Park është krejtësisht unik në vend për shkak të faktit se do të rritet falë çifteve të porsamartuara, të cilët do të mbjellin një fidan pas ceremonisë së kurorëzimit.

Me rastin e inaugurimit sot janë kurorëzuar 3 çifte ku edhe kanë mbjellin fidanët e para.

Artikull i sponsorizuar